Miqësorja/ 3 gola në pjesën e parë, Vllaznia triumfon me përmbysje ndaj Drenicës së Devollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 13:55

Miqësorja/ 3 gola në pjesën e parë, Vllaznia triumfon me përmbysje ndaj Drenicës së Devollit

Vllaznia dhe Drenica, kanë shfrytëzuar periudhën e pushimit për shkak të angazhimit të kombëtareve, për të zhvilluar një miqësore së bashku në stadiumin e Kamzës, e cila përfundoi me triumfin 2-1 të shkodranëve.

vLLAZNIA LOGO

Pjesa e parë, ka qenë me të vërtetë spektakolare, teksa miqtë e drejtuar nga trajneri Bledar Devolli, kaluan të parët në avantazh me anë të Morinës, ndërkohë që shkodranët reaguan menjëherë, duke përmbysur shifrat në minutat 35-të dhe 37-të, me anë të sulmuesit Dunga dhe mesfushorit Imeri. Në pjesën e dytë nuk pati gola, teksa të dy trajnerët si Brdariç dhe Devolli kryen ndryshime të shumta.

FT: Vllaznia – Drenica 2-1

Dunga 35’, D.Imeri 37’ / Morina 18’

FORMACIONET:

Vllaznia: Qarri, Lekaj, Gurishta, Imami, Isaevski, Ramadani, Marku, Kruja, D.Imeri, Hoxhaj, Dunga. Trajner: Tomas Brdariç

Drenica: A.Imeri, Lushtaku, Dumani, Dushi, Kerim, Mustafa, Thaçi, Elshani, Murati, B.Zabërgja, Morina. Trajner: Bledar Devolli

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"