Miqësoret/ Skënderbeu shkëlqen ndaj Teutës, Luftëtari ndalet nga Lushnja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2020 | 16:30

Miqësoret/ Skënderbeu shkëlqen ndaj Teutës, Luftëtari ndalet nga Lushnja

U luajtën në orën 14:00, 2 miqësoret tepër interesante, ajo mes Skënderbeut dhe Teutës si dhe Luftëtari-Lushnja.

Skenderbeu miqesorja (1)

Në sfidën që është  u zhvillua në Kompleksin Tropikal, korçarët e Ilir Dajës kanë shtangur skuadrën e Edi Martinit duke triumfuar me rezultatin 4-1 falë dopietës së Blerim Krasniqit dhe golave të Nazmi Gripshit dhe Dejvi Bregut.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0, falë golave të Krasniqit dhe Gripshit, ndërkohë që në të dytën ishin Krasniqi dhe Bregu ata që gjetën rrugën e rrjetës, teksa sulmuesi kavajs realizoi dhe dopietën personale. Për durrsakët, golin e nderit e shënoi Çyrbja në minutën e 85-të.

Teuta-Skenderbeu (1)

Ndërkohë që sfida tjetër mes Luftëtarit dhe Lushnjës që është duke u zhvilluar në Gjirokastër, u mbyll në barazim 1-1. Donaldo Açka kaloi fillimisht në avantazh bluzinjtë, ndërkohë që miqtë e drejtuar nga trajneri Ilir Gjyla barazuan shifrat me futbollistin Ervis Gjyla

REZULTATET: 

FT: SKËNDERBEU-TEUTA 4-1

Krasniqi 25′, 59′ Gripshi 30′, Bregu 64′ / Çyrbja 85′  

FT: LUFTËTARI-LUSHNJA 1-1

Açka 81′ / Ervis Gjyla 84′ 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"