Miqësoret/ Luftëtari thyen Skënderbeun në Durrës, Apolonia ndal Bylisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 15:57

Miqësoret/ Luftëtari thyen Skënderbeun në Durrës, Apolonia ndal Bylisin

Miqësorja mes Apolonisë dhe Bylisit përfundoi në barazim 2-2.

81899700_2738875539502394_5141354055523631104_o

Apolonia-Bylis 2-2
Golashënues: Gjata 48′, Krasniqi 80’/ Bajramaj 44′, 54′

Ballshiotët e mbyllën pjesën e parë në avantazh 0-1 me golin e Bajramajt, ndërsa pjesa e dytë ishte një spektakël i vërtetë në fushë. Fierakët u kundërpërgjigjën me Gjatën 3 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, ndërsa skuadra e Dovedanit gjeti sërish avantazhin me Bajramajn në minutën e 54-t, i cili realizoi dopietë personale në këtë takim.

Por, Apolonia nuk u dorëzua duke arritur t’i heqë fitoren nga duart Bylisit. 10 minuta nga fundi i ndeshjes, Krasniqi vendosi “paqen” mes dy skuadrave.

Takimi tjetër midis Luftëtarit dhe Skënderbeut rezultoi një befasi e vërtetë. Gjirokastritët fituan 3 minuta nga fundi i ndeshjes me anë të ish-futbollistit të Partizanit Joan Çela duke dhënë shenja se mund të tejkalojnë krizën sezonale.

Skenderbeu-Luftetari-Miqesore

Skënderbeu-Luftëtari 0-1
Golashënues: Çela 87′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"