Miqësoret/ Egnatia triumfon ndaj Llapit, Turbina dhe Devolli gjejnë fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 17:20

Miqësoret/ Egnatia triumfon ndaj Llapit, Turbina dhe Devolli gjejnë fitoren

Edhe pse ditën e sotme nuk kishte kampionate, shumë skuadra nuk kanë humbur kohë dhe kanë zhvilluar sfida miqësore.

egnatua

Egnatia është përballur me skuadrën Llapit, të cilën e ka mundur me rezultatin 2-0, me golat e Da Kostës dhe Mustafarajt, afrimit të ri të ekipit në merkaton e verës.

Gjithashtu, Devolli ka triumfuar ndaj Sopotit me rezultatin 2-0.

Në sfidën tjetër, atë mes Erzenit dhe Besës, ka patur paqe. Me të dyja skuadrat që kanë shënuar nga një gol, në takimin mes tyre.

Ndërsa Turbina ka mundur Apoloninë, me rezultatin e pastër 2-0.

Miqësoret e ditës së sotme:

Turbina-Apolonia 2-0

Devolli-Sopoti 2-0

Egnatia-Llapi 2-0

Erzeni-Besa 1-1

Tomori-Naftëtari  4-0

Albpetrol-Orikumi  0-0

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"