MIQËSORET/ Bylisi triumfon ndaj Luftëtarit, Skënderbeu ndalet nga Devolli. Iliria fiton ndaj Kastriotit, barazon Turbina me Egnatian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2019 | 16:59

MIQËSORET/ Bylisi triumfon ndaj Luftëtarit, Skënderbeu ndalet nga Devolli. Iliria fiton ndaj Kastriotit, barazon Turbina me Egnatian

Ditën e sotme janë luajtur disa miqësore, për shkak të shtyrjes së kampionatit nga situata e vështirë e tërmetit.skenderbeu

Skënderbeu dhe Devolli kanë barazuar 1-1, në ndeshjen që nisi me 1 minutë heshtje. Për korçarët shënoi Oto Xhon, ndërsa për Devollin Mario Kame.luftetari-bylis

Ndërkohë Bylisi mposhti me rezultatin 1-3 Luftëtarin, aty ku për gjirokastritët golin e vetëm e shënoi Zijai, ndërsa për ballshiotët shënuan Hadroji, Qardaku dhe Celis.kastrioti-iliria

Gjithashtu luajtën edhe disa nga skuadrat e Kategorisë së Parë, me Kastriotin që u mposht nga Iliria me rezultatin 2-0, falë golave të Demirajt dhe Selmanit. Ndërsa Turbina dhe Egnatia u ndanë në barazim 1-1.

Ndërkohë, takim tjetër miqësor i zhvilluar ditën e sotme ka qenë edhe ai mes Flamurtarit dhe Orikut. Sfida e zhvilluar mes dy ekipeve është mbyllur në një barazim 0-0, teksa asnjë nga ekipet nuk arriti që të gjente rrugën e rrjetës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"