Miqësoret/ 3 penallti të fituara, Turbina triumfon në derbin ndaj Elbasanit. Luzi mposht Ilirinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2020 | 20:12

Miqësoret/ 3 penallti të fituara, Turbina triumfon në derbin ndaj Elbasanit. Luzi mposht Ilirinë

Sot në orë 18:00 në kompleksin “Football Republic” në kryeqytet, është luajtur derbi miqësor i prefekturës Turbina- Elbasani. Cërrikasit kanë triumfuar me rezultatin 4-2, ku golat për skuadrën e Trosit janë  shënuar nga Koldashi, i cili realizoi tripletë dhe Juri.

Turbina-Elbasani

Ndërsa për Elbasanin shënuan Dushaj dhe Nuri. Loja është zhvilluar mjaftë e fortë dhe tepër e bukur, ndërkohë që vlen të theksohet fakti se 3 prej golave të Turbinës janë realizuar me penallti. Rastet nuk kanë munguar nga të dyja ekipet, ku teknikët kanë provuar shumë lojtarë në këtë test. Për Turbinën mungonin portieri Laroshi, që ishte i grumbulluar me 21-vjecarët e Shqipërisë dhe sulmuesi Spahiu i cili ishte i dëmtuar. Skuadra e Elbasanit ka qenë e plotë pa asnjë mungesë. Kjo fitore ka kënaqur stafin e Turbinës, në prag të fillimit të kampionatit. /Mariglen Miraka – Panoramasport.al/ 

Luzi Iliria

Ndërkohë ditën e sotme u zhvillua në stadiumin “Redi Malaku” të Fushë-Krujës, miqësorja mes vendasve të Ilirisë dhe Luzit 2008, që u fitua nga kavajasit me rezultatin 0-1 falë golit të shënuar nga Dhiari në minutën e 70-të. Kujtojmë që si Iliria ashtu edhe Luzi, këtë sezon të ri do të militojnë në Grupin A të Kategorisë së Dytë. / Bujar Balliu- Panoramasport.al/ 

MIQËSORET: 

Turbina- Elbasani 4-2

Golat: Koldashi 7′ (pen), 22′ (pen), 28′, Juri 55′ (pen) / Dushaj 17′, Nuri 35′

Luzi-Iliria 0-1

Goli: Dhiari 70’

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"