Miqësore/ Tomori barazon me Partizanin B, shkëlqen lojtari i Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 22:06

Miqësore/ Tomori barazon me Partizanin B, shkëlqen lojtari i Teutës

Partizani B barazon me Tomorin. Nuk ka pasur fitues dje në Pezë, ndërsa miqësorja u mbyll në shifrat 1 me 1. Aldrit Oshafi nuk di të ndalet, ndërsa edhe dje shënoi. Që prej ditës që u transferua te beratasit, sulmuesi po bën gola sistematikisht. E megjithatë, mendoi Odeon Bërdufi që të prishte llogaritë dhe shmangte humbjen e “demave”. Ky test u ka shërbyer shumë trajnerëve, por edhe vetë lojtarëve të ardhur në këtë merkato apo edhe për provë.
138956183_10157553222762517_3774678058310104799_n
Te të kuqtë dominonin emrat e rinj, ndërsa pjesë e organikës ishte edhe Lukas Kardozo i ekipit të parë. Ka qenë një përballje e bukur dhe e fortë, por me miqtë shumë herë më aktivë në fushë. Pas disa tentativave, në të 22-ën zhbllokuan edhe shifrat. Një asist i Qatos për Oshafin dhe ky i fundi nuk fal, duke shënuar për 1-0. Ndërsa te Partizani, përveç 11-shes edhe të rinjtë e aktivizuar në pjesën e dytë si Ndrejaj, Qyra, Rexhepi e në mënyrë të veçantë i rikthyeri pas 7 muajsh nga operacioni Rrahmani, kanë lënë gjurmë. Një lojë të bukur ka zhvilluar sulmuesi Odeon Bërdufi, që ka barazuar shifrat pas goditjes nga pika e bardhë në minutën e 37-të. Por, nuk ka mbetur prapa Klaus Zani, i cili godet traversën në minutën e 65-të. Marinaj e Rrahmani kanë pasur mundësi të përmbysin rezultatin, por portieri Harremi ishte i pakalueshëm.

PARTIZANI B-TOMORI 1-1
Golat: Bërdufi 37’ (11-m)/ Oshafi 22’

Partizani B: Varfi, Zhivanaj, Peqini, Veriu, Allmeta, Trimi, Gjinaj, Gjeçi, Zani, Kolldashi, Bërdufi; (U aktivizuan: Xhameta, Qyra, Arbana, Delia, Rexhepi, Qato, Ndrejaj, Rrahmani, Marinaj, Kardozo, Sulenji, Oliviera). Trajner: Dritan Mehmeti

Tomori: Haremi, Bakiasi, Marku, Nako, Hida, Ruço, Gava, K.Qato, Kasmollari, Canka, Oshafi; (U aktivizuan: Shumeli, Lirëza, Sharavolli, Kanani, Dobra, Enea Isufi, Enes Isufi, Muçoglava, Toska). Trajner: Bledar Sinella

Gjyqtarë: A.Doda, Xh.Roshi, O.Berberi (Tiranë)

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"