Miqësore| Tirana-Besa/ Mjafton një gol për të vendosur sfidën, bardheblutë i nderon sulmuesi i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2020 | 23:47

Miqësore| Tirana-Besa/ Mjafton një gol për të vendosur sfidën, bardheblutë i nderon sulmuesi i ri

Tirana fitoi minimalisht në “Selman Stërmasi” miqësoren ndaj Besës falë golit të ganezit Riçard Danso, i cili shënoi golin e parë me kryeqytetasit.  Kampionët e Shqipërisë treguan një paraqitje të kënaqshme ndaj verdhezinjve, por dhe kavajasit provuan gjithçka ndaj bardhebluve.

FUNDI
Tirana dominoi pjesën e parë, ndërsa në 45 minutat e dyta Besa pati raste për ta barazuar takimin.

 

FT| Tirana-Besa 1-0

Danso 38′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"