Miqësore/ Test mes ekipeve të Kategorisë së Parë në Kamzë, paqe me 4 gola mes Egnatias dhe Burrelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2020 | 14:35

Miqësore/ Test mes ekipeve të Kategorisë së Parë në Kamzë, paqe me 4 gola mes Egnatias dhe Burrelit

Egnatia dhe Burreli u ndanë paqësisht në barazim 2-2 në takimin miqësor të zhvilluar sot në Kamzë. Rrogozhinasit e drejtuar nga Gugash Magani vulosën barazimin 6 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Matjanët e Samuel Nikajt ishin pranë fitores, por Egnatia ia doli t’i vendoste kapak takimit me barazim.
5468c4eb-0f81-4808-b7d0-8b5f820f0259

Fillimisht kaloi Burreli në avantazh në pjesën e parë, ndërsa Egnatia baraspeshoi sfidën në minutën e 53-të. 10 minuta nga fundi i lojës matjanët morën sërish kryesimin e sfidës. Megjithatë, Xhekson i Egnatias vendosi ta mbyllte sfidën në barazim duke shënuar golin e balancës në minutën e 84-rt.

Të dyja ekipet garojnë në Kategorinë e Parë (Burreli në grupin A dhe Egnatia në grupin B).

FT| EGNATIA 2-2 BURRELI

GOLAT: Markos 53′ , Xhekson 84′ / Raboshta 20′, Punavija 80′

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"