Miqësore/ Skuadra nga Kosova fiton ndaj Partizanit B, ish-lojtari i Laçit u shënon të kuqve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Janar 22, 2020 | 17:46


Miqësore/ Skuadra nga Kosova fiton ndaj Partizanit B, ish-lojtari i Laçit u shënon të kuqve

Partizani B është mposhtur me rezultatin 1-3 nga skuadra e Superligës së Kosovës Llapi.

2

Për “Legjendat” shënoi fillimisht ish-futbollisti i Laçit dhe Kastriotit Ersil Ymeraj, i cili ka pak ditë që është bërë pjesë e Llapit. Fitorja e skuadrës nga Podujeva u vulos me dy golat e tjerë nga Arbnor Ramadani dhe Mentor Zhdrella.

Ky test u shërben skuadrave për të testuar formën e lojtarëve dhe pikat e dobëta që duhet të riparohen përpara rinisjes së sezonit në Kosovë dhe Kategorisë së Dytë në Shqipëri.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com