MIQËSORE/ Skënderbeu turpërohet nga Drita e Gjilanit, Besëlidhja dhe Kastrioti ndahen në… paqe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2020 | 21:15

MIQËSORE/ Skënderbeu turpërohet nga Drita e Gjilanit, Besëlidhja dhe Kastrioti ndahen në… paqe

Skënderbeu është duke kaluar një moment të vështirë edhe në aspektin sportiv. Këtë gjë e tregojnë edhe rezultatet jo fort pozitive në ndeshjet miqësore. Bardhekuqtë e drejtuar nga Juljan Ahmataj u mposhtën ditën e sotme nga Drita e Gjilanit me rezultatin 1-4 në ndeshjen e zhvilluar në “Tropikal Resport” në Durrës.

Skenderbeu-Drita-Kastrioti-Beselidhja

Rexha, Fazlliu, Nimani dhe Vucaj ishin autorët e golave për kampionët e Kosovës, ndërkohë që golin e vetëm për Skënderbeun, e shënoi Elvi Berisha me penallti kur rezultatin ishte 0-4.

Ndërkohë një miqësore tjetër u zhvillua në qytetin e Lezhës, ku përballë ishin Besëlidhja dhe Kastrioti, e cila përfundoi me rezultatin 1-1

Pjesa e parë ishte mjaft e fortë nga të dyja skuadrat, kishte shumë raste, por as Besëlidhja as Kastrioti  nuk ja dolën që të shënonin kësisoj fraksioni i parë u mbyllë pa gola.

Të parët që shënuan ishin futbollistet e Besëlidhjes me anë të Shabës në minutën e 47-të. Pas shumë rastesh nga të dyja skuadrat, në të 64-tën  Kastrioti barazoi rezultatin me anë të Nuriut.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"