MIQËSORE| Partizani-Egnatia/ Magani mund Dajën, të kuqtë zhgënjejnë dhe në testin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2020 | 23:50

MIQËSORE| Partizani-Egnatia/ Magani mund Dajën, të kuqtë zhgënjejnë dhe në testin e dytë

Egnatia e Gugash Maganit arriti të bindë në miqësoren e sotme në Cërrik duke mposhtur me rezultatin 0-1 Partizanin e Ilir Dajës. Mjaftoi një penallti, e cila u shndërrua në gol nga Ndriçim Shtubina në minutën e 16-ë.117946306_409122103398130_8088330159786614392_n
Megjithëse një takim miqësor, ndeshja nuk ka kaluar pa debate. Stafi teknik i Partizanit ka këmbëngulur ashpër se penalltia e dhënë për Egnatian nuk ishte e saktë pasi faulli është shkaktuar jashtë zone.

daja magani
Në foto: Trajneri i Egnatias Gugash Magani (m) dhe trajneri i Partizanit Ilir Daja

Pavarësisht ndryshimeve të shumta në formacion në pjesën e dytë, Partizani nuk ia doli përballë skuadrës së Egnatias. Të kuqtë barazuan disa ditë më parë me Korabin 1-1.

FT| Partizani-Egnatia 0-1

Shtubina (p) 16′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"