Miqësore në nëntor, Shqipëria gjen një kundërshtar dhe kërkon një tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2017 | 9:47

Miqësore në nëntor, Shqipëria gjen një kundërshtar dhe kërkon një tjetër

Shqipëria pritet të luajë një miqësore me Norvegjinë më 6 ose 14 nëntor. Burime të sigurta në institucionin e futbollit shqiptar i treguan dje “Panorama Sport” se është arritur një akord mes dy federatave dhe mbetet për t’u saktësuar vetëm data dhe vendi i zhvillimit të takimit.

shqiperia kombetarja

Gjasat janë që të luhet më 6 nëntor në “Elbasan Arena”. Ndërkohë, FSHF po negocion edhe me homologë të tjerë, në mënyrë që Kombëtarja të luajë dy ndeshje miqësore në nëntor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"