Miqësore midis dy klubeve të njohura të Superiores, skuadrat masin forcat në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2020 | 12:54

Miqësore midis dy klubeve të njohura të Superiores, skuadrat masin forcat në Durrës

Teuta dhe Vllaznia do të përballen nesër midis tyre në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.
119066284_10158714027614462_6359498832806376138_o
Lajmi u dha në faqen zyrtare të klubit durrsak. Takimi do të luhet në orën 16:00 në stadiumin “Niko Dovana”.

Kujtojmë që ekipi i Edi Martinit do të përballet pas 8 ditësh me spanjollët e Granadës për raundin e dytë të Ligës së Europës. Vllaznia ka pësuar ndryshime në strukturën drejtuese të klubit, por dhe në përbërje teksa ka afruar shumë futbollistë të rinj.

Nga ana tjetër, Teuta jep sinjale se do të jetë sërish ekip i fortë këtë sezon në Kategorinë Superiore teksa është përforcuar në mesfushë me Karabecin dhe Dajën.

Njoftimi i Teutës

?Teuta do të zhvillojë të ejnten një test miqësor përballë Vllaznis në orën 16:00’ në stadiumin “Niko Dovana” #forcateuta ??

teuta

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"