Miqësore me fitore për Kombëtaren U-20, Partizani mundet nga kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2019 | 18:16

Miqësore me fitore për Kombëtaren U-20, Partizani mundet nga kuqezinjtë

Shqipëria U-20, e drejtuar nga Ilir Biturku ka përfunduar ditën e sotme grumbullimin tre ditor, me një miqësore përballë Partizanit B. Ky takim u fitua nga përfaqësuesja me rezultatin 3-0. Kjo sfidë është luajtur në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz.

cara

Golat janë shënuar nga Oshafi dhe Cara në pjesën e parë, respektivisht në minutat 9-të dhe 23-të. Në pjesën e dytë ka qenë sërish Cara, që vulosi çdo gjë në minutën e 54-të.

Për këtë grumbullim të Kombëtares ka folur dhe Ilir Biturku, trajneri i Kombëtares U-20. Ai ka thënë: “Së pari duhet theksoj se kjo është një skuadër që rrjedh nga U-19, kemi grumbulluar lojtarët më të mirë që kanë qenë kontigjent i mëparshëm, por në të njëjtën kohë kemi edhe lojtarë që janë seleksionuar gjatë ndeshjeve të Kupës së Republikës. Në total kemi një grup përreth 30 lojtarësh, mendoj se është një hallkë e plotësuar në një zinxhir që ishte shkëputur midis U-19 dhe U-21 dhe sot me këtë skuadër arrijmë ti mbajmë lojtarët në tonus, shikojmë gjëndjen e tyre fizike, tekniko-taktike, kështu që këto lojtarë janë të gatshëm si fizikisht ashtu dhe moralisht që pas një periudhe kohe gjashtë mujore ose një viti të kalojnë në ekipin U-21. Jam i kënaqur pas këtij grumbullimi tre ditor, mendoj se ka elementë edhe nga kampionati shqiptar, kemi lojtarë që luajnë në Kategorinë Superiore, në Kategorinë e Parë, ka lojtarë cilësorë”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"