Miqësore me ekipe shqiptare dhe fazë përgatitore në Ohër, zbulohet programi i Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2020 | 16:35

Miqësore me ekipe shqiptare dhe fazë përgatitore në Ohër, zbulohet programi i Vllaznisë

Vllaznia ka vendosur ta vazhdojë fazën përgatitore në Ohër, aty ku Jonuz do të shikojë edhe më mirë gjendjen e ekipit.IMG_1087-2-696x464

Ekipi do të vazhdojë të qëndrojë në Shkodër edhe për dy ditët e ardhshme, dhe më pas do të nisen drejt Ohrit. Në seancën e sotme stërvitore në fushën sportive të Golemit kanë munguar disa lojtarë, kryesisht me leje por ndërkohë në ditët e ardhshme, ekipi do të plotësohet jo vetëm me to por edhe me lojtarë të tjerë që pritet t’i bashkohen Vllaznisë për gjysmën e dytë të sezonit.

Viti 2020 duket se ka nisur me optimizëm në kampin shkodran dhe kuptohet që të gjithë janë të vetëdijshëm se i pret një garë e fortë por futbollistë e trajnerë janë të vendosur për të arritur objektivat që ato kanë për këtë sezon.

Shkodranët do të zhvillojnë 3 miqësore gjatë kësaj periudhe të pushimeve, teksa 2 prej të cilave do i zhvillojnë pikërisht në Ohër. Në 11 janar Vllania do të luajë me një kundërshtar jo të lehtë, siç është Pogradeci, të cilët kryesojnë renditjen ne grupin B të Kategorisë së Parë.vllaznia arbitri ziri

Tre ditë më vonë është planifikuar një ndeshje tjetër miqësore, teksa shkodranët do të luajnë me Strugën. Gjithashtu pas qëndrimit 10 ditor në Ohër, Vllaznia ka planifikuar edhe një ndeshje tjetër miqësore me Bylisin, e cila pritet të zhvillohet në Shqipëri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"