Miqësore me Barin, Lushnja bën gati listën e futbollistëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2017 | 10:04

Miqësore me Barin, Lushnja bën gati listën e futbollistëve

Klubi lushnjar, nëpërmjet sekretarit Irakli Daka, ka konfirmuar për “Panorama Sport” miqësoren e 3 gushtit që verdhëjeshilët do të luajnë ndaj Barit.

Lushnja gol

“Kemi bërë gati listën prej 25 futbollistësh që do të udhëtojnë për në Bari, për të luajtur një takim miqësor me skuadrën vendase. Ndeshja do të luhet në stadiumin e Leçes.

Hyshmeri me fanellen e Tiranes

Në listë është përfshirë edhe futbollisti elbasanas Gava, që së bashku me Hyshmerin i presim në Lushnjë.Do të zgjidhim problemin e sistemimit të tyre dhe besoj se do të jenë lojtarë të Lushnjës”, është shprehur sekretari Zaka.

Nako

Ndërkaq, lushnjarët janë në bisedime edhe me mbrojtësin fierak, Rudin Nako. Ekipi dje ka nisur javën e katërt stërvitore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri të Superiores. Golashënuesi i lushnjarëve, Mikel Canka, i cili rinovoi kontratën me verdhëjeshilët, në një prononcim për gazetën “Panorama Sport” shprehet:

Mikel Canka

“Jam shumë i kënaqur që do të luaj përsëri për Lushnjën, një skuadër që unë e kam në zemër. Pas marrëveshjes dhe firmës që kam hedhur në kontratë jam shumë i motivuar dhe i përkushtuar në përgatitjet që po bëjmë.

Do të luajmë në Superiore dhe është një obligim i madh për të gjithë. Përgatitem me synimin që të kontribuoj sa më shumë për Lushnjën me golat e mi”, u shpreh sulmuesi i lushnjarëve Mikel Canka.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"