Miqësore me “aromë” Superioreje në Korçë, Tirana triumfon me përmbysje ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2021 | 20:17

Miqësore me “aromë” Superioreje në Korçë, Tirana triumfon me përmbysje ndaj Skënderbeut

Është mbyllur me triumfin 1-2 të Tiranës, miqësorja me “aromë” Superioreje, e zhvilluar në Korçë, mes skuadrës kryeqytetase të drejtuar nga Orges Shehi dhe vendasve të Skënderbeut.

Skenderbeu-Tirana

Korçarët e mbyllën pjesën e parë në avantazh, falë golit të realizuar nga Jorgo Meksi me penallti në minutën e 9-të, ndërkohë që bardheblutë, arritën të përmbysnin gjithçka, në fragmentin e dytë.

Fillimisht ishte i riu Gjumsi, i cili në minutën e 67-të vendosi përkohësisht baraspeshën, ndërkohë që Vesel Limaj realizoi golin e fitores në minutën e 73-të. Ky test miqësor u zhvillua në stadiumin “Skënderbeu”. Vlen të theksohet fakti se Tirana prej disa ditësh është duke zhvilluar fazën përgatitore në qytetin e Pogradecit, ku ka zhvilluar edhe disa miqësore, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.

SKËNDERBEU-TIRANA 1-2

Golat: Meksi 9’ (penallti) / Gjumsi 67’, Limaj 73’

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Bekaj, Përgjoni, Hoxhallari, Behiratçe, Toshevski, Toli, Limaj, Totre, Xhixha, Halili, Ngo. Trajner: Orges Shehi.

SKËNDERBEU: Rexhepi, Meksi, Bajrami, Sadriu, Vitija, Vrapi, Mara, Vangjeli, Viktor, Berisha, Bismark. Trajner: Migen Memelli

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"