Miqësore luksi më një skuadër nga kampionatet elitare, Tirana nis planet për 100-vjetorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2020 | 12:15

Miqësore luksi më një skuadër nga kampionatet elitare, Tirana nis planet për 100-vjetorin

Ide pa fund për shekullin e bardhebluve. Në prag të 100 viteve të Tiranës, presidenti Refik Halili dhe stafi i tij, së bashku me komitetin e festimeve për jubileun e klubit, kanë si ide që, veç organizimeve, botimeve të ndryshme, t’u dhurojë sportdashësve një ndeshje të madhe. Tirana ka ideuar një miqësore me një skuadër të madhe nga Seria A, La Liga, Bundesliga apo Premier Liga.Tirana derbi

Janë duke u parë variantet për një “triangolare” apo forma të tjera si dhe kostot e kësaj miqësoreje, por shpresohet që një ekip elitar ditën e 100- vjetorit të përballet në kryeqytet me bardheblutë. Diçka e madhe për të gjithë tifozët kryeqytetas dhe skuadrën e tyre më të titulluar dhe nga më të vjetrat në Shqipëri. Në gusht është 100-vjetori i klubit dhe Tirana dëshiron ta fitojë titullin që t’ua bëjë dhuratë fansave me rastin e 100-vjetorit të themelimit të klubit.

Dihet që Tirana është themeluar si klub në vitin 1920, fill pasi qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës vendosi që kryeqyteti të ishte Tirana. Pra, janë disa arsye edhe historike që Tirana e lakmon këtë trofe, i cili do t’i rikthente bardheblutë sërish në majën e futbollit dhe njëherësh do të fshinte edhe të kaluarën e errët këto 11 vite. Thënë troç, Tirana e këtij sezoni është “mprehur” për të fituar titullin dhe shenjat e kësaj vendosmërie janë dhënë në këto dy faza të para të kampionatit shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"