Miqësore| Kukësi-Vllaznia/ “Paqe” në kryeqytet, Gega bëhet me dhimbje koke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 23:50

Miqësore| Kukësi-Vllaznia/ “Paqe” në kryeqytet, Gega bëhet me dhimbje koke

Kukësi dhe Vllaznia nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1. Nënkampionët e Shqipërisë dhe shkodranët u përballën në kompleksin sportiv “Football Republic” në Tiranë.
120160138_3347138125363190_6543686118266181440_o
Shkodranët kaluan të parët në avantazh me sulmuesin e ri Haris Dilaver në minutën e 38-të. Në pjesën e dytë ishte radha e verilindorëve të shënonin me mesfushorin me tipare sulmuese Vesel Limaj. 23-vjeçari shënoi nga pika e penalltisë.

Megjithatë, kjo sfidë miqësoreje i ka hapur punë Kukësit teksa dy sulmuesit Albin Gashi dhe Goldberg Kuper janë dëmtuar dhe për rrjedhojë kanë lënë në mes takimin. Testi miqësor ka nisur me disa minuta vonesë.

Këto ndeshje po kryhen nga ekipet për të qenë gati në çdo moment për fillimin e sezonit.

FT| Kukësi-Vllaznia 1-1 (U luajt në Tiranë)
 Limaj 57′ (p) /Dilaver 38′

FORMACIONET
KUKËSI:
Elezaj, Bytyçi, Horiç, Lulaj, Musta, Limaj, Demiri, Matheus, Z.Gavazaj, Gashi, Kuper. Trajner: Skënder Gega.

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Viktor Da Silva, Imeri, Dilaver. Trajner: Tomas Brdariç.

PANORAMASPORT.AL 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"