Miqësore gjatë pushimit të kombëtareve, ja si përfundoi ndeshja Laçi-Kastrioti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2019 | 14:50

Miqësore gjatë pushimit të kombëtareve, ja si përfundoi ndeshja Laçi-Kastrioti

Për shkak të pushimit të kombëtareve, Laçi dhe Kastrioti kanë zhvilluar një miqësore mes tyre ditën e sotme.laci kastrioti

Ndeshja përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, me të dy golat që u shënuan në pjesën e parë. Ishte Kastrioti që shënoi i pari me anë të Karakaçit, i cili në minutën e 36’, shndërroi në gol një 11-metërsh.

Megjithatë avantazhi i krutanëve zgjati vetëm 8 minuta, pasi në minutën e 44’, Spahiu i dha barazimin Laçit. Pjesa e dytë u shoqërua me raste jo të shumta, me skuadrat që u treguan të kujdesshme në prapavijë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"