MIQËSORE/ Futbollistët e afruar në merkato dhurojnë spektakël, Tomori “poker” golash në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 19:08

MIQËSORE/ Futbollistët e afruar në merkato dhurojnë spektakël, Tomori “poker” golash në miqësore

Tomori ka dhuruar spektakël në miqësoren e sotme, duke mposhtur Elbasanin në Berat me rezultatin 4-1. Protagonistë në këtë përballje ishin futbollistët e afruar në merkato nga skuadra e Lushnjës, të cilët duket se kanë arritur të përshtaten mjaft mirë të beratasit.

TOMORI MIQESORE

Sulmuesi Mezini ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 13-të, ndërkohë që miqtë barazuan me Nuriun në minutën e 19-të. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-1 falë golit të Gavës në të 41-tën. Ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, Tomori shënoi edhe 2 herë të tjera me Cankën dhe Pepën që vulosën takimin në 4-1.

TOMORI – ELBASANI 4 – 1

 GOLAT: Mezini 13′ Gava 41′ Canka 60′ Pepa 66′ / Nuriu 19′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"