Miqësore/ Egnatia s’di të ndalet, ndëshkon edhe Orikun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2020 | 0:07

Miqësore/ Egnatia s’di të ndalet, ndëshkon edhe Orikun

Egnatia e ka fituar edhe miqësoren e fundit, atë që luajti dje në Orikum përballë ekipit vendës. Fati, por edhe një gabim i vendësve, e ka ndihmuar ekipin e drejtuar nga trajneri Magani për të shkuar te fitorja që ka vlera morale në prag të kampionatit. Manushi realizoi golin e vetëm të këtij takimi testues. Nga minuta e parë, trajneri Eqerem Memushi hodhi në fushë titullarët, kurse kolegu i tij, Magani, e nisi me një formacion miks, ku dominonin lojtarët e stolit.
123026498_3340246676088162_4777944379748394419_n
Egnatia ishte më kërkuese në minutat e para, por edhe Oriku më pas i vendosi në presion rrogozhinasit. Ka qenë një lojë deri diku e barabartë. Në minutën e 30-ë, pas një topi të kthyer gabim nga Albano Caushaj, Manushi, shumë pranë zonës, përfitoi për ta shtyrë topin drejt rrjetës, duke i kaluar në avantazh rrogozhinasit. Në pjesën e dytë, trajnerët Memushi dhe Magani kanë bërë ndryshime të shumta në formacion. Vendasit luajtën më mirë në këtë pjesë dhe mund të kishin barazuar. Në minutën e 85-të Çapoj humbi një rast për t’i barazuar shifrat, teksa u gjend përballë portës së boshatisur, por u tregua i pasaktë në gjuajtje.

Egnatia është larguar nga Orikumi me fitore dhe tani pret e qetë kampionatin, ku ka pretendime të mëdha, pasi ka bërë një merkato të fuqishme. Pavarësisht rezultatit, kjo ndeshje u vlejti të dy trajnerëve për testin final para startit të kampionatit. Oriku bën pjesë në Grupin A këtë sezon, kurse Egnatia në Grupin B.

FT| ORIKU-EGNATIA 0-1

GOLI: Manushi 30´

ORIKU: Muho, Nurçe, Meta, Gjinaj, Tahiraga, Qejvani, Caushaj, Bocaj, Muhaj, Gjonaj, Branica. (U aktivizua: Capoj, Kongjoni, Kapaj, Haruni, Tushe). Trajner: E.Memushi.

EGNATIA: Kikrri, Meta, Krasniqi, Teqja, Markos, Manushi, Lajthia, Eler, Gashi, Xhekson, Elezi. (U aktivizuan: Hasanbelli, Vogli, Allmuça, E.Magani, Shyti, Shtubina, Brahimaj, Çelhaka, Pici, Xhemalaj, A.Magani). Trajner: G.Magani.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"