Miqësore e ashpër mes dy skuadrave, shënohen 5 gola dhe jepen 7 kartonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2020 | 13:41

Miqësore e ashpër mes dy skuadrave, shënohen 5 gola dhe jepen 7 kartonë

Në të dytën miqësore të zhvilluar mes Tepelenës dhe Përmetit, dy skuadra që marrin pjesë në Grupin e Jugut në Kategorinë e Dytë, përmetarët janë shfaqur më të organizuar këtë herë dhe kanë kaluar në avantazh dy herë. Në pjesën e dytë tepelenasit kanë përmbysur gjithçka dhe kanë arritur të fitojnë në fund me rezultatin 3-2.

Tomori-Permeti

Në minutën e 15-të ishte Sakollari i cili shënoi nga pika e bardhë golin e parë të ndeshjes, por i riu Kalemi barazoi për tepelenasit në të 25- ën. Në të 27-ën Bitinka realizoi golin e dytë për përmetarët, që e mbyllën pjesën e parë në avantazh. Në pjesën e dytë, Rizaj shënoi golin e dytë për vendësit me një goditje të saktë brenda zonës.

Në minutën e 82-të, Ar.Jaupi shënon me kokë dhe 3-2 për Tepelenën. Pas takimit të dy trajnerët u shprehën të kënaqur për atë që ekipet e tyre dhanë në fushë, ku duhet thënë se pati jo pak tension, siç e tregojnë qartë edhe kartonët e nxjerrë nga kryesori Latifi. Plot 6 kartonë të verdhë dhe një i kuq për Bitinkën, edhe pse ishte vetëm një ndeshje miqësore.

ROLAND SULI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"