Miqësore/ Bylisi “kapërdin” ekipin e Kategorisë së Dytë me 4 gola, nesër test force me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2020 | 20:31

Miqësore/ Bylisi “kapërdin” ekipin e Kategorisë së Dytë me 4 gola, nesër test force me Vllazninë

Bylisi mposhti me rezultatin e thellë 4-1 Albpetrolin.

bylis

Ballshiotët lanë pas barazimin e 3 ditëve më parë me Apoloninë 2-2 në Fier. Skuadra e Dovedanit nuk e pati aspak të vështirë të mposhte ekipin patosarak, që luan në Kategorinë e Dytë.

Ndërkohë ditën e nesërme, Bylisi do të mbyllë përgatitjet për rinisjen e kampionatit teksa do të përballet me Vllazninë, një takim që do të përcaktojë forcën e vërtetë të mallakastriotëve, që synojnë të marrin pjesë në kompeticionet europiane për sezonin e ardhshëm.

Bylis-Albpetrol 4-1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"