Miqësore/ Burreli i Nikajt leksion Bylisit në “Adush Muça”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 19:29

Miqësore/ Burreli i Nikajt leksion Bylisit në “Adush Muça”

Burreli ka surprizuar Bylisin në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme në “Adush Muça”, duke e mposhtur me rezultatin 0-2.

Burreli

Shkodrani Vecaj në minutën e 32-të, dhe mbrojtëshi Rexhepi të 60-tën, ishin autorë e golave për skuadrën matjane, e cila vlen të theksohet se ka ndëruar një ekip tepër cilësor këtë sezon, duke afruar mjaft lojtarë në merkato.

Objektivat e Burrelit të Samuel Nikajt këtë sezon pritet të jenë madhore, teksa do të tentohet pse jo, ngjitja në Kategorinë Superiore. Nga ana tjetër ballshiotët e Dovedan, ende nuk janë konsoliduar dhe së fundmi kanë shfaqur oshilacione në takimet miqësore.

MIQËSORE:

BYLIS – BURRELI 0-2

GOLAT: Vecaj 32′, Rexhepi 60′

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"