Miqësore/ Burreli fiton edhe në Kosovë, mund surprizën e Superligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2020 | 18:38

Miqësore/ Burreli fiton edhe në Kosovë, mund surprizën e Superligës

Ekipi i Burrelit vijon me sukseset e miqësoreve edhe jashtë kufirit të Shqipërisë. Matjanët zhvilluan këtë të shtunë në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq  ndeshjen miqësore me ekipin e Arbërisë që luan këtë sezom në elitën e futbollit të Kosovës duke habitur rivalët në ndeshjet e para të kampionatit.
burreli

Ka mjaftuar një gol i Tomës për t’i dhënë Burrelit një tjetër fitore para nisjes së garës në Kategorinë e Parë në vendin tonë.

Ekipi ka dhënë një performancë mjaft të mirë përballë Arbërisë, i cili aktualisht gjendet në vendin e dytë të Superligës së Kosovës.

FT| Arbëria-Burreli 0-1
Toma 55’

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"