Miqësore brenda “shtëpisë”, Teuta triumfon në ndeshjen e parë për këtë vit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2020 | 16:08

Miqësore brenda “shtëpisë”, Teuta triumfon në ndeshjen e parë për këtë vit

Teuta e drejtuar nga Edi Martini ka zhvilluar një miqësore ditën e sotme, teksa është përballur me ekipin e 19-vjeçarëve.TEUTA

Ndeshja u mbyll me fitoren e ekipit të parë, falë një goli nga Lorenco Vila në pjesën e parë, në minutën e 44’.

Kjo ndeshje i shërbeu trajnerit Martini për të parë gjendjen e ekipit, por edhe për të parë futbollistët  që janë në provë.

Durrsakët kanë objektiva të mëdha këtë sezon, teksa duan fitimin e titullit kampion, dhe drejtuesit po përpiqen të afrojnë në ekip lojtarë të rëndësishëm për t’i dhënë më shumë mundësi zgjedhje trajnerit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"