Miqësore/ Besa e karikuar për Superioren, kavajasit i tregojnë vendin Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2020 | 23:43

Miqësore/ Besa e karikuar për Superioren, kavajasit i tregojnë vendin Erzenit

E treta fitore radhazi e Besës. Pas fitoreve në transfertë, 1-2 ndaj Bylisit dhe 0-1 ndaj Lushnjës, kavajasit kanë fituar edhe dje ndaj Erzenit, 1-0. Për këtë fitore mendoi kapiteni Skerdian Perja, i cili dërgoi në rrjetë topin e grushtuar nga Selaci, pas ekzekutimit të penalltisë nga Tafili.
besaa
NDESHJA – Dy skuadrat kishin mungesa në formacionet e tyre. Te Besa nuk luanin Ledion Muçaj, Jetmir Sefa dhe Igli Moqi, kurse tek Erzeni Myslim Ramilli, Franc Alimadhi dhe Danilo Gecaj. Miqtë krijojnë disa situata të rrezikshme para portës, por pa mundur të finalizojnë. Besa merr iniciativën nga mesi i pjesës së parë, duke u shpërngulur shpesh në prapavijën e Erzenit. Me ndryshimet e bëra në pjesën e dytë, Besa gjen shpejt golin. Peqini fiton një penallti dhe përballë Selacit vihet Tafili, portieri mik kupton krahun dhe grushton, por Perja ndjek aksionin dhe shpejt e dërgon sferën në rrjetë. Kavajasit më pas ngulmojnë për të shënuar edhe gola të tjerë, por bëjnë gabime të pafalshme, ashtu si dhe në shumë ndeshje të tjera, ndaj dhe trajneri Kashami është i shqetësuar për këtë pjesë. Edhe Erzeni pati disa mundësi të mira për golin e barazimit, por fati nuk ishte në anën e shijakasve. Në fakt, mbrojtja dhe portieri Dobjani nuk lejuan që porta e Besës të ndëshkohej.

Besa arrin të parën fitore në shtëpi, ndërsa Erzeni bëri një paraqitje të mirë, ndonëse doli i humbur në Kavajë. “Miqësoret na kanë vlejtur, më pëlqen lëvizshmëria e ekipit, por nuk ndjehem aspak mirë, kur shoh aq shumë raste të humbura, disa prej të cilave vërtet ideale”, tha pas ndeshjes trajneri Kashami.
besa

BESA-ERZENI 1-0

Goli: Perja 47′

BESA: Kuka, Kukaj, Kacbufi, Shimaj, Perja, Zeqiri, Koleci, Tafili, Lila, Meçja, Kaina. (U aktivizuan: Dobjani, Zekolli, Abdulla, Peqini, Da Silva, Ligeja, Sulejmani). Trajner: N.Kashami

ERZENI: Selaci, Ngjela, Dikson, Osmani, Karaj, Daja, Kamara, Hima, R.Troplini, Çema, Hoxha. (U aktivizuan: Mara, Kacmoli, E.Troplini, Llaftiu, Qevani, Guni, Bylyku, Tafa, Demollari, Bregu). Trajner: D.Bubeqi

Gjyqtarë: Q.Copa, D.Kasa, S.Kazazi (Kavajë)

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"