Miqësore/ Ballkani i Shkëmbit fiton lehtësisht ndaj ekipit të Kategorisë së Parë, shënojnë dy ish-futbollistët e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2021 | 17:48

Miqësore/ Ballkani i Shkëmbit fiton lehtësisht ndaj ekipit të Kategorisë së Parë, shënojnë dy ish-futbollistët e Superiores

Ekipi i Ballkanit, që drejtohet nga ish-trajneri i Teutës Bledi Shkëmbi fitoi sot bindshëm miqësoren me ekipin e Turbinës. Skuadra e Suharekës bindi me rezultatin 1-4 në takimin e zhvilluar sot në kompleksin “Olimpik” në Durrës.  
137200120_717623788942780_8138279073143576015_n
Për “Xhebrailat” shënuan bomberi Mirlind Daku (ish-lojtar i Kuëksit) me dopietë, ish-mbrojtësi i Skënderbeut Bajram Jashanica dhe Emerllahu. Golashënuesi më i mirë i momentit në Superligën e Kosovës Daku realizoi dopietë brenda 8 minutave (minuta 2 dhe 10).

FT| Turbina-Ballkani 1-4
Golat: Meleqka 77′ / Daku 2′, 10′, Jashanica 75′, Ermullah 87′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"