MIQËSORE/ Apolonia “kockë e fortë”, Tirana dorëzohet ndaj fierakëve (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2020 | 22:00

MIQËSORE/ Apolonia “kockë e fortë”, Tirana dorëzohet ndaj fierakëve (VIDEO)

Mbyllet miqësorja Tirana-Apolonia në “Selman Stërmasi” ku fierakët fituan me rezultatin 0-2. 

FUND
Sfida ka qenë me raste të rrezikshme nga të dyja kampet.  Fierakët shënuan, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Edhe kampionët në fuqi të Shqipërisë iu afruan dy herë golit të avantazhit me Vangjelin, goditja e të cilit u ndal nga shtylla, ndërsa goditja tjetër e rrezikshme e Grent Halilit u prit nga portieri i Apolonisë.

Në minutën e 65-të, Apolonia  kalon në avantazh me Sotën pas një aksioni model.

Në minutën e 82-të, ekipi i trajnerit Kolela rikuperoi një top duke i dhënë mundësinë Omerit të dilte në kundërsulm duke shënuar golin e dytë

MIQËSORE

STADIUMI “SELMAN STËRMASI

FT: TIRANA-APOLONIA 0-2

Sota 65′, Omeri 82′ 

apolonia goli i dyte on Vidnews.

apolonia gol on Vidnews.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"