Miq te rivalët për titull, futbollisti i Tiranës nuk humbet ndeshjen e Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 10:12

Miq te rivalët për titull, futbollisti i Tiranës nuk humbet ndeshjen e Kukësit

Albi Doka ishte një nga lojtarët që ndikuan në rezultatin e derbit, duke i dhënë mundësinë Tiranës të merrte pikë përballë Partizanit. Gol? Jo, mbrojtësi nuk shënoi por i hoqi Bardhit një top që mund të sillte golin për 2-0.
albi doka
Pas barazimit në derbi, mbrëmjen e të premtes, mbrojtësi bardheblu ka qenë i pranishëm në “Elbasan Arena” për të ndjekur përballjen që rivalët e Kukësit kishin me Teutën. Futbollisti i Tiranës është mik me disa prej lojtarëve të të dyja skuadrave dhe duke qenë se e ardhmja e tij është në Kroaci, atëherë nuk ka vend për asnjë aludim.

Doka ka shijuar ndeshjen e miqve të tij, mes tyre edhe të Kristal Abazajt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"