“Minutazhi te sulmuesit në këto ndeshje është shpërndarë siç duhet”, Salihi: Sot është mundësia e Hoxhallarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2022 | 17:46

“Minutazhi te sulmuesit në këto ndeshje është shpërndarë siç duhet”, Salihi: Sot është mundësia e Hoxhallarit

Ish-sulmesi i Kombëtares Hamdi Salihi ka folur përpara ndeshjes miqësore që kuqezinjtë do të zhvillojnë përball Estonisë. Ai ka folur lidhur me minutazhin që i është shpërndarë lojtarëve në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve duke e cilësuar atë si të drejtë në bazë të asaj çfarë trajneri kishte programuar me stafin.

bandicam 2022-06-13 17-30-36-067

Kjo është një ndeshje që na jep mundësi të shohim disa të rinj që i kemi pasur gjithmonë pjesë të listës por nuk kanë pasur mundësi të provohen në ndeshje me kombëtaren. Të kenë minuta edhe lojtarë që kanë qenë në stol me ne e nuk kanë patur minuta si të tjerët.

Ne kishim edhe Lenjanin që ishte programuar për të luajtur nga fillimi, ka kaluar gjendje gripale, kemi të ri si Haveri shumë premtues dhe do të ketë minuta në pjesën e dytë. Edhe Hoxhallari ka qenë pjesë e jona por nuk ka patur mundësi apo minuta për t’u parë dhe i ka ardhur sot mundësia.

Kjo ishte pak a shumë e gjithë organika që do të kishim që në fillim me Estoninë. Ishte programuar Lenjani dhe kishim edhe Roshin që ishte pjesë që në fillim por u dëmtua dhe u largua. Por këto ishin lojtarët që trajneri ka dashur të shohë dhe t’i shohë për më shumë minuta.

Vrioni dhe Seferi? Të dy lojtarët kanë bërë sezon të mirë, ndaj kanë marrë ftesën të jenë pjesë e grupit. Seferi luajti në Islandën nga fillimi, Vrioni luajti në të dyja ndeshjet e tani titullar. Besoj se duke parë edhe pjesën tjetër të sulmuesve që kemi, besoj se minutazhi është shpërndarë në mënyrën e duhur”, tha Salihi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"