Minus një lojtar, Kukësi e nis kampionatin pa titullarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 12:37

Minus një lojtar, Kukësi e nis kampionatin pa titullarin

Kukësi do ta rinisë me mungesa kampionatin. Erhun Obanor nuk do të luajë me Luftëtarin dhe shkak janë kartonët. Ai është ndëshkuar me karton të verdhë përballë Skënderbeut (më 9 mars) dhe për rrjedhojë nuk do të jetë në fushë për javën e 27- të.
erhun obanor
Stafi teknik po mendon për zëvendësuesin e tij në qendër të mbrojtjes, e megjithatë vendimi do të merret vetëm kur të vijë dita që të kthehen në fushë. Shqetësimi më i madh për verilindorët mbetet Vesel Limaj. Ai nuk është riatdhesuar ende, megjithatë i gëzohet të paktët faktit që më 31 maj do të marrë avionin për të ardhur në Shqipëri.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"