Minj për Kurtua, tifozët e Atletikos përgatisin “hakmarrjen”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2018 | 13:28

Minj për Kurtua, tifozët e Atletikos përgatisin “hakmarrjen”

Tifozët e Atletko Madridit duket se nuk e kanë kapërdirë transferimin e Kurtuasë te Reali. Për më tepër që gjesti i tij i parë si madrilen ishte puthja e fanellës.

kurtua

26 vjeçari ka një pllakë jashtë stadiumit “Wanda Metropolitano”, që simbolizon futbollistët që kanë kaluar shifrën e 100 ndeshjeve për klubin. Megjithëse tifozët në “Twitter” shprehen se ajo nuk do të qëndrojë dhe shumë gjatë.

DkKIzouXgAE1M1O

Tifozët nga ana tjetër e kryeqytetit kanë nisur një nismë që i fton të gjithë të blejnë minj lodër për vetëm 1 euro. Ata planifikojnë tia hedhin portierit gjatë ndeshjes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"