Ministrja kosovare firmos vendimin për ndihmën financiare, ja sa përfitojnë trajnerët dhe lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 23:10

Ministrja kosovare firmos vendimin për ndihmën financiare, ja sa përfitojnë trajnerët dhe lojtarët

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka firmosur këtë të hënë dy vendime që kanë të bëjnë me mbështetjen financiare të federatave sportive, sportistëve dhe trajnerëve.

kosova

Federatat janë ndarë në 4 grupe, A, B, C dhe D, sipas “Gazeta Olle”. Kështu grupi A përfshin federatat të cilat merren me sporte kolektive, që përfitojnë 3400 euro në muaj, dhe ato të cilat merre me sporte individuale, që do përfitojnë 2000 euro. Grupi B përfiton 1600 euro, grupi C përfiton 1200 euro, ndërsa grupi D përfiton 800 euro.

Për sa i përket sportistëve dhe trajnerëve, ata do të përfitojnë 150 euro në muaj, ndërkohë ministrja theksoi se këto vendime do të ndihmojnë federatat e sportit, sportistët dhe trajnerët në Kosovë, gjatë kësaj periudhe të vështirë shkaktuar nga koronavirusi.

demnori

“Jam shumë e lumtur që sot nënshkrova vendimet për vlerën e poentimit të pikëve për federatat, sportistët e trajnerët, sepse kjo përcakton edhe nga sa para do të marrin njerëzit e sportit në Republikën e Kosovës.

Duke pasur parasysh ditët e vështira nëpër të cilat po kalojmë, kam kërkuar që mjetet t’u barten sa më shpejtë federatave, sidomos tremujori i parë, si dhe sportistëve e trajnerëve”, u shpreh ministrja.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"