Ministrja e Arsimit dëgjesë me Komitetin Olimpik: Vendimi për mbylljen e basteve sportive i duhuri, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2022 | 19:28

Ministrja e Arsimit dëgjesë me Komitetin Olimpik: Vendimi për mbylljen e basteve sportive i duhuri, por…

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi. pas dëgjesës që bëri para pak ditësh me përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit mbi disa ndryshime të propozuara për Ligjin e Sponsorizimit dhe bastet sportive, këtë herë ka pritur në zyrën e saj, përfaqësues të Komitetit Olimpik dhe federatave të ndryshme sportive.

evis kushi

Përmes një postimi në facebook, ministrja thekson se vendimi për mbylljen e basteve sportive në vitin 2018 ka qenë i duhuri, por shton se në takim dëgjoi argumentet e Komitetit Olimpik mbi formalizimin e tregut digjital të basteve, sipas modeleve më të mira të vendeve të tjera.

Statusi i plotë i Ministres Kushi:

Në vijim të dëgjesave që po organizojmë me komunitetin e sportit, prita sot në MAS Presidentin e KOKSH z. Fidel Ylli së bashku me përfaqësues të federatave të ndryshme sportive në vend.

Diskutuam mbi rëndësinë e ligjit të sponsorizimeve dhe mekanizmave të tjerë se si mund të mbështesim federatat dhe të zhvillojmë sportin në tërësi.

Ndamë bindjen se vendimi i mbylljes së sallave të bixhozit dhe basteve sportive në dhjetor të vitit 2018, ka qenë i duhuri dhe nuk mund të rikthehemi në situatën alarmante që këto aktivitete sollën në familjet dhe shoqërinë shqiptare.

Dëgjova argumentet e tyre mbi formalizimin e tregut digjital sipas modeleve më të mira të vendeve të tjera. Në ditët në vijim do të vazhdojmë me dëgjesa të tjera.

fidel ylli

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"