Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 833 raste pozitive, zbuloni sa viktima ka patur në 24 orët e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 16:05

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 833 raste pozitive, zbuloni sa viktima ka patur në 24 orët e fundit

Pesë persona kanë humbur jetën nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë në raportimin e fundit njofton se nga 3511 testime 833 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

koronavirusi-infektivi-urgjenca17-1

Po ashtu ministria thotë se në 24 orët e fundit janë shëruar 506 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë – 

Janë kryer 3511 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 833 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

349 raste në Tiranë, 42 në Elbasan, 34 në Durrës, 30 në Shkodër, 26 në Kavajë, nga 25 raste në Kurbin,  Vlorë, 23 në Krujë, nga 20 raste në Lushnje, Berat, 17 në Lezhë, nga 15 raste në Kamëz, Kuçovë, 14 në Korçë, nga 12 raste në Fier, Kukës, Gramsh, 9 në Ura Vajgurore, nga 8 raste në Mirditë, Sarandë, nga 7 raste në Mallakastër, Mat, Tepelenë, nga 6 raste në Malësi e Madhe, Patos, nga 5 raste në Tropojë, Delvinë, Bulqizë, Kolonjë, nga 4 raste në Has, Rrogozhinë, Gjirokastër, Belsh, Dibër, Peqin, Memaliaj, Shijak, Vorë, nga 3 raste në Pogradec, Divjakë, Selenicë, Cerrik, Poliçan, nga 2 raste në Pukë, Librazhd, Roskovec, Dropull, Këlcyrë, nga 1 rast në Prrenjas, Himarë, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 506 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 43,890 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në spitalet COVID. 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetare nga Mati, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 26- 70 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID-19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (24 Janar 2021)

Raste të reja ditore                         833

Të shëruar në 24 orë                      506

Të shtruar në spitale                     286

Humbje jete në 24 orë                    5

Testime ditore                                 3511

Testime totale                          334,798

Raste pozitive                               72,274

Raste të shëruara                       43,890

Raste Aktive                                27,069

Humbje jete                                 1315

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                                    15841

Fier                                         1981

Durrës                                 1505

Shkodër                             1344

Elbasan                           1149

Vlorë                                1045

Lezhë                              1000

Korçë                              914

Berat                             834

Gjirokastër                  541

Dibër                            501

Kukës                          414

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"