Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 739 raste pozitive, zbuloni sa viktima ka patur në 24 orët e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2021 | 16:33


Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 739 raste pozitive, zbuloni sa viktima ka patur në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se numri i të infektuarve me COVID-19 në 24 orët e fundit është rritur me 739 raste të reja, ndërsa fatkeqësisht kanë humbur jetën edhe shtatë persona.

koronavirusi-infektivi-urgjenca17-1Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, vetëm kështu parandaloni përhapjen e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3314 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 739 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

251 raste në Tiranë, 39 në Durrës, 35 në Vlorë, 34 në Lushnje, 30 në Elbasan, 27 në Lezhë, 22 në Krujë, 20 në Fier, nga 19 raste në Kavajë, Kamëz, 18 në Shkodër, nga 15 raste në Kukës, Himarë, nga 14 raste në Berat, Shijak, nga 11 raste në Mallakastër, Ura Vajgurore, Dibër, nga 10 raste në Kurbin, Mirditë, nga 9 raste në Mallakastër, Prrenjas, 8 në Gjirokastër, 7 në Vorë, nga 6 raste në Sarandë, Divjakë, Gramsh, nga 5 raste në Malësi e Madhe, Skrapar, nga 4 raste në Pukë, Vau i Dejës, Bulqizë, Peqin, Kuçovë, nga 3 raste në Korçë, Mat, Pogradec, Tepelenë, Patos, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Delvinë, Belsh, Maliq, Cerrik, nga 1 rast në Përmet, Selenicë, Roskovec, Klos, Poliçan, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 469 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 42,895 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në spitalet COVID. Katër qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 59- 75 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të.

Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID-19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (22 Janar 2021)

Raste të reja ditore                               739

Të shëruar në 24 orë                           469

Të shtruar në spitale                           274

Humbje jete në 24 orë                           7

Testime ditore                                        3314

Testime totale                              327,774

Raste pozitive                                     70,655

Raste të shëruara                               42,895

Raste Aktive                                         26,457

Humbje jete                                          1303

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                                    15452

Fier                                         1974

Durrës                                     1494

Shkodër                                 1351

Elbasan                                 1103

Vlorë                                     1021

Lezhë                                    990

Korçë                                    882

Berat                                    807

Gjirokastër                         512

Dibër                                  483

Kukës                                388

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/