Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 7 pacientë humbën jetën nga Covid, u infektuan 532 persona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 16:36

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 7 pacientë humbën jetën nga Covid, u infektuan 532 persona

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nga koronavirusi 7 persona dhe janë infektuar 532 persona. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 100 persona.

1594019075_infektivi

Sipas ministrise aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 389 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kufizoni kontaktet.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,409 testime, prej të cilave 354 janë testime jnë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 532 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

191 raste në Tiranë, 42 në Durrës, 32 në Krujë, 31 në Elbasan, 28 në Kurbin, 27 në Shkodër, 19 në Sarandë, 17 në Pogradec, 15 në Vlorë, nga 12 raste në Lezhë, Librazhd, 11 në Përmet, nga 9 raste në Kavajë, Mirditë, Tepelenë, nga 8 raste në Devoll, Gjirokastër, Malësi e Madhe, 7 në Gramsh, 6 në Fier, nga 5 raste në Berat, Bulqizë, nga 4 raste në Tropojë, Mallakastër, Mat, nga 2 raste në Skrapar, Delvinë, Has, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,767 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 389 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 58 vjeçar dhe një 62 vjeçar nga Kavaja, një 60 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Korça, një 78 vjeçar nga Shkodra, një 85 vjeçare nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (14 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                      532

Të shëruar ne 24 orë                   100

Të shtruar në spitale                   389

Humbje jete në 24 orë                        7

Testime ditore                              2,409

Testime totale                        153,149

Raste pozitive                              27,233

Raste të shëruara                       12,767

Raste Aktive                                13,854

Humbje jete                                 612

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           6797

Durrës           1170

Fier                 1005

Korçë              819

Shkodër          821

Elbasan          730

Vlorë                614

Lezhë                616

Berat                419

Gjirokastër     392

Kukës               329

Dibër                142

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"