Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 581 raste pozitive, zbuloni sa viktima ka patur në 24 orët e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 17:15

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 581 raste pozitive, zbuloni sa viktima ka patur në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë 5 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë në raportin e fundit thotë se janë infektuar 581 qytetarë, ndërsa të shëruar në orët e fundit kanë qenë 465 pacientë.

infektivi

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju njeh me situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3029 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 581 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 

177 raste në Tiranë, 37 raste në Vlorë, 28 raste në Elbasan, 26 raste në Durrës dhe Fier, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Kavajë, 20 raste në Dibër, 19 raste në Shkodër, 16 raste në Krujë dhe Berat, 14 raste në Sarandë, 12 raste në Mat, 10 raste në Kamëz dhe Peqin, 9 raste në Kukës, 8 raste në Kurbin, Prrenjas, Gramsh, 7 raste në Mallakastër, Divjakë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Librazhd, Bulqizë, Shijak, Kuçovë, Libohovë, 4 raste në Korçë, Tropojë, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Belsh, 3 raste në Rrogozhinë, Delvinë, Vau i Dejës, Dropull, 2 raste në Tepelenë, Vorë, Patos, Poliçan, 1 rast në Mirditë, Përmet, Selenicë, Roskovec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,090 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 276 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19:

2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54-80 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të.

Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID-19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

“Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesuni për higjenën vetjake.”

COVID-19 – Statistika (16 Janar 2021)

Raste të reja ditore                                     581

Të shëruar në 24 orë                                 465

Të shtruar në spitale                                276

Humbje jete në 24 orë                               5

Testime ditore                                           3029

Testime totale                                  310,667

Raste pozitive                                        67,216

Raste të shëruara                               40,090

Raste Aktive                                      25,856

Humbje jete                                       1270

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                                         14899

Fier                                             1923

Shkodër                                    1384

Durrës                                     1429

Lezhë                                      1017

Vlorë                                     1030

Korçë                                  890

Elbasan                             1032

Berat                                   832

Dibër                                 552

Gjirokastër                       477

Kukës                               391

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"