Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 474 raste të reja, zbuloni sa viktima ka patur në 24 orët e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 16:59

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 474 raste të reja, zbuloni sa viktima ka patur në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit, ku 7 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, ndërsa u shënuan edhe 474 raste të reja.

koronavirusi-infektivi-urgjenca17-1

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju njeh me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 2521 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 474 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

167 raste në Tiranë, 39 raste në Vlorë, 35 raste në Durrës, 29 raste në Lushnje, 20 raste në Fier, Elbasan, 12 raste në Lezhë, 10 raste në Shkodër, Krujë, Kurbin, 9 raste në Berat, 8 raste në Kukës, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, Patos, 7 raste në Kavajë, Kuçovë, 6 raste në Librazhd, Dibër, 5 raste në Delvinë, 4 raste në Mat, Peqin, Gramsh, Poliçan, 3 raste në Divjakë, Prrenjas, Shijak, 2 raste në Korçë, Tropojë, Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Devoll, Has, Mirditë, Mallakastër, Tepelenë, Belsh, Himarë, Vorë, Cërrik.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 363 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,453 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra të moshave 65-83 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave anti-COVID;

Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, vetëm kështu parandaloni përhapjen e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID-19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (17 Janar 2021)

Raste të reja ditore                                   474

Të shëruar në 24 orë                                363

Të shtruar në spitale                               282

Humbje jete në 24 orë                            7

Testime ditore                                         2521

Testime totale                                313,188

Raste pozitive                                    67,690

Raste të shëruara                            40,453

Raste Aktive                                      25,960

Humbje jete                                       1277

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                                           14962

Fier                                             1961

Shkodër                                    1378

Durrës                                     1446

Lezhë                                     1016

Vlorë                                    1049

Korçë                                  880

Elbasan                            1045

Berat                                821

Dibër                              532

Gjirokastër                   478

Kukës                               392

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"