MINIFUTBOLL/ Prestige, fitore me “poker” kundër Jata (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 9:00

MINIFUTBOLL/ Prestige, fitore me “poker” kundër Jata (VIDEO)

Prestige siguroi fitoren e radhës në kampionatin e futbollit me 6 lojtarë që organizon Shoqata Shqiptare e Minifutbollit. Në ndeshjen e zhvilluar pasditen e djeshme në kompleksin “Internacional” në Pezë, Prestige triumfoi me “poker” kundër ekipit Jata Market. Shima me një dopietë, Biba dhe Dajti ishin protagonistët e suksesit 4-0 të Prestige.

Prestige 4-0

NDESHJA – Prestige e filloi ndeshjen me Carën në portë, më pas në mbrojtje me kapitenin Antoni e me radhë: Bibën, Muçën, Dajtin dhe Shimën. Që në start Prestige ndërton aksione të shumta sulmuese, ndërsa goli i parë do të vijë pas 4 minutash. Shima lëviz bukur gjatë goditjes këndore, duke u çmarkuar në shtyllën e dytë, për ta dërguar topin në rrjetë nga një distancë e afërt. Vetëm dy minuta më vonë është sërish Shima që i dyfishon shifrat me një gol mjaft të bukur.


Sulmuesi i Prestige rrotullohet mirë me top dhe godet një diagonale, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar. Në fund të pjesës së parë do të kemi një tjetër gol për Prestige.

prestige 4

Këtë herë është Biba, i cili përfiton nga një pasiguri e portierit kundërshtar dhe me kokë e dërgon topin në portën e boshatisur. Në pjesën e dytë do të ketë vend edhe për një gol nga Dajti. Ky i fundit tregohet i vëmendshëm dhe shënon pas një topi të grushtuar nga portieri. Kujtojmë që Prestige regjistron dy tituj kampion në këtë kompeticion, ndërsa ka bërë paraqitje shumë të mira edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve në EMF.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"