MINIFUTBOLL/ Kampionati “5×5”, fitore me goleadë për Prestige (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2022 | 9:11

MINIFUTBOLL/ Kampionati “5×5”, fitore me goleadë për Prestige (VIDEO)

Pas një pushim gati dyjavor, Prestige MFC është rikthyer në fushë mbrëmjen e djeshme për ndeshjet e radhës në kampionatin “5×5”, kompeticion i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

PRESTIGE

Prestige zhvilloi sfidat përkatëse me të dyja skuadrat, duke regjistruar një fitore dhe një barazim.

PRESTIGE – Ekipi i parë e ktheu në një seancë stërvitore përballjen ndaj skuadrës Luem, duke shënuar një fitore dyshifrore me rezultatin 12-2.

Një ndeshje e dominuar tërësisht nga Prestige, që kishte një diferencë shumë të madhe me kundërshtarin, diferencë që e tregon qartë edhe rezultati i thellë.

Ekuilibri në fushë zgjati më pak se tre minuta, me Branicën që zhbllokoi shifrat pasi rikuperoi një top, duke e shndërruar në gol po vetë.

Më tej nisi festivali i golave, teksa tri herë Ademi dhe një gol nga Nuza i dërguan shifrat në 5-0 që në 10 minutat e para.

Ndërsa me golat e tjerë të Ademit dhe Shimës pjesa e parë do të mbyllej 7-0 për Prestige.

Në fraksionin e dytë goli i parë do të vinte pas 8 minutash, me Nuzën që finalizoi një aksion të bukur.

Pas një tjetër kombinimi model, Shima e thelloi avantazhin në 9-0.

Ibrahimi do të ngushtonte momentalisht në 9-1, duke realizuar golin e parë për Luem, të cilit iu përgjigj menjëherë Gjikola me të dhjetin për Prestige.

Kaziu realizoi të dytin për ekipin e tij, ndërsa pak sekonda më vonë Rapo me një predhë fluturimthi i dërgoi shifrat në 11-2.

Në fund ishte Branica, i cili me një goditje të fuqishme nga distanca, vulosi rezultatin përfundimtar 12-2.

Kjo ishte fitorja e gjashtë e Prestige në shtatë ndeshje të zhvilluara në Grupin F, ndërsa regjistron edhe një barazim.

PR (1)

PRESTIGE B – Ndryshe nga ekipi i parë, Prestige B pati një ndeshje me rivalitet të lartë, duke shënuar një barazim spektakolar 6-6 kundër skuadrës Porto Lalzi, takim i vlefshëm për Grupin E.

Branica e Xhika i dhanë që në start avantazhin e dyfishtë Prestige B, të cilëve iu përgjigj Angjellari për kundërshtarët, duke ngushtuar në 2-1.

Vasha në të 12-ën thelloi në 3-1 për Prestige, por me dy dopieta të shpejta nga Lame dhe Shehu, Porto Lalzi përmbysi në 3-5, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes.

Në fraksionin e dytë Angjellari realizoi edhe golin e gjashtë për ekipin e tij, por ndonëse në një moment të vështirë, Prestige B gjeti forca dhe arriti të reagonte mjaft mirë.

PR 1

Fillimisht ishte Limani që ngushtoi në 4-6, ndërsa dy minuta nga fundi i kohës së rregullt, Hysko realizoi edhe golin e pestë.

Në kohën shtesë, ishte Vasha, ai që finalizoi saktë një aksion të bukur, duke e dërguar topin në rrjetë pas asistit të Limanit, për t’i dhënë 1 pikë skuadrës Prestige B në frymën e fundit.


NDERIM GOCI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"