Minifutboll/ Fitore tenistike ndaj Trin, Prestige nuk ndalet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2021 | 10:54

Minifutboll/ Fitore tenistike ndaj Trin, Prestige nuk ndalet (VIDEO)

Prestige udhëton i sigurt drejt titullit të tretë kampion në kampionatin që organizon Shoqata Shqiptare e Minifubollit. Në sfidën e djeshme që u zhvillua në kompleksin e Internacional në Pezë, Prestige mposhti skuadrën Trin me rezultatin tenistik 6-0. Një ndeshje e dominuar totalisht nga Prestige, ndërsa shifrat mund të ishin akoma më të thella duke parë rastet e shumta të krijuara. Protagonistët e golave ishin Shima me një tripletë, Çakrri me dopietë dhe Xhepaj.

PRESTIGE

TAKIMI – Sfida ishte me sens unik që nga fillimi e deri në fund, aq sa portieri i Prestige-s, Cara ishte një spektator pa pagesë, pasi porta e tij nuk u rrezikua në asnjë moment. Prestige e filloi ndeshjen me qarkullim të dendur dhe të shpejtë të topit në gjysmëfushën kundërshtare, duke krijuar raste të njëpasnjëshme. Ndërsa Trin mendon vetëm të mbrohet. Shifrat do të zhbllokohen në minutën e nëntë, me Shimën që rrotullohet bukur për të shkarkuar më pas një të djathtë në cepin e portës. Katër minuta më vonë, Çakrri e dyfishin avantazhin duke finalizuar bukur një asist të marrë direkt nga këndorja nga Rragami.

Në fillim të pjesë së dytë, Xhepaj realizon golin e tretë, pas një aksioni të bukur të nisur nga Muça. Më tej Çakrri godet fuqishëm nga një pozicion ballor për golin e katërt dhe të dytin personal. Në fund të takimit do të kemi dy gola të njëpasnjëshëm nga Shima. Fillimisht sulmuesi lëviz bukur në shtyllën e dytë dhe shtyn në rrjetë një asist të Limanit, ndërsa më pas i rrëmben një top me zgjuarsi portierit, duke vulosur rezultatin 6-0. Ndonëse numri i ndeshjeve gjatë këtij sezoni ka qenë i jashtëzakonshëm, Prestige i ka menaxhuar më së miri deri më tani. Kujtojmë që Prestige është kualifikuar në gjysmëfinale të Sunday League Albania-s, si dhe kryeson gjithashtu në Zonën 3 në kampionatin e minifutbollit që organizon FSHF.

skeda

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"