Mini-faza përgatitore në Antalia, zbulohen 3 sfidat miqësore që do të zhvillojë Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 2, 2020 | 10:53

Mini-faza përgatitore në Antalia, zbulohen 3 sfidat miqësore që do të zhvillojë Kukësi

Kukësi do të udhëtojë drejt Antalias në datën 4 janar, ku do të zhvillojë edhe 3 përballje miqësore. Fillimisht kryesuesit e Superiores do të përballen me Trabzonsporin, ku aktivizohen Ekuban, Starixh, si dhe shqiptari i Kosovës, Avdijaj.

kukesi

Ky takim do të luhet në datën 7 janar, ndërkohë që 4 ditë më vonë do të luhet përballja e dytë me turqit e Jeni Malatiaspor. Ndeshjet miqësore do të mbyllen në datën 15 janar, ku përballë verilindorëve do të jetë skuadra rumune e Politeknika Iashit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"