Milot Rashica, një sezon nën vëzhgim nga stafi teknik i Çelsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2016 | 11:01

Milot Rashica, një sezon nën vëzhgim nga stafi teknik i Çelsit

Mesfushori i talentuar shqiptar, Milot Rashica, do të ketë mundësinë në këtë sezon që të tregojë vlerat e tij para përfaqësuesve të stafit teknik të skuadrës angleze të Çelsit.

milot rashica 1

Futbollisti shqiptar është pjesë e Viteses në Holandë, një klub në të cilin Çelsi huazon shumë lojtarë të akademisë së vet në mënyrë që të luajnë rregullisht. Për këtë arsye, Çelsi ka monitoruar vazhdimisht Vitesen në vitet e fundit.

3629B25B00000578-0-image-m-31_1468242823876

Por këtë sezon, gjërat do të jenë pak më ndryshe, pasi londinezët kanë vendosur që të dërgojnë në Holandë një prej ekspertëve të tyre, trajnerin e ekipit U-21, Endi Majers. 42 vjeçari, i cili ka drejtuar Çelsin në suksesin në UEFA Youth League në sezonin e kaluar, do të jetë pjesë e stafit teknik të Viteses për një sezon.

Detyra e tij do të jetë jo vetëm të mbikëqyrë zhvillimin e talenteve të rinj që Çelsi ka huazuar te klubi holandez, por edhe të mbikëqyrë futbollistë cilësorë në Holandë të cilët në të ardhmen mund të bëhen pjesë e bluve.

rashica

Kjo është një mundësi e artë për Rashicën që të tregojë vlerat dhe të bindë pjesëtarin e stafit të Çelsit se është gati për hapin e madh në karrierë. Për futbollistin shqiptar është përfolur për një interesim nga Napoli por ndryshimet e reja në klub mund ta shtyjnë të  qëndrojë edhe një vit te Vitese në Holandë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"