Milner i parakalon të gjithë, askush si ai në Ligën e Kampionëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2018 | 10:59

Milner i parakalon të gjithë, askush si ai në Ligën e Kampionëve

Xhejm Milner nuk është nga ata lojtarët që të mahnisin me elegancën e tyre, por ai di të jetë vendimtar. Ky sezon është eklipsuar i gjithë nga forma e jashtëzakonshme e egjiptianit Salah.

milner

Firminjo gjithashtu duket në super formë, por edhe Mane plotëson sulmin prej “Ferrari” që Liverpul ka. Statistika interesante është se Xhejms Milner ndaj Romës ka vendosur një rekord : 9 asist në një sezon të vetëm të Ligës së Kampionëve. Në pasimin që i ka dhënë Firminjos për të çuar rezultatin në 5-0 ai ka parakaluar Runej dhe Nejmar në këtë garë. Nuk duket aspak keq kur kemi të bëjmë me një lojtar 32-vjeçar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"