Milionat e transferimit që duhen paguar pas vdekjes, KAS-i i Lozanës i jep fund çështjes së pazakontë për Emiliano Sala

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2022 | 22:15

Milionat e transferimit që duhen paguar pas vdekjes, KAS-i i Lozanës i jep fund çështjes së pazakontë për Emiliano Sala

Merr fund një nga çështjet më të pazakonta të drejtësisë sportive në vitet e fundit. Një çështje që ka për fat të keq si protagonist Emiliano Sala, ish-sulmuesin argjentinas i cili humbi jetën në 21 janar 2019, teksa po udhëtonte me avion për t’iu bashkuar klubit të tij të ri për të cilin kishte firmosur, Kardifit.

Emiliano-Sala-1082020

Sala u nda nga jeta në mënyrë tragjike pasi avioni me të cilin udhëtonte ra në kanalin e La Manshit, vetëm 2 ditë pasi Nanta e kishte shitur për 17 milionë euro. Për shkak të kësaj tragjedie, klubi i Kardif e cilësoi si të parregullt akordin me francezët dhe refuzoi t’i paguante.

Në dhjetor të vitit 2019, FIFA vendosi që Kardif duhej të paguante 6 milionë euro te Nanta, si pjesë e paketës së transferimit. Vendimi u apelua dhe përfundoi deri në KAS të Lozanës. Sot, ky i fundit vendosi përfundimisht që të mbante në fuqi vendimin e FIFA-s dhe 3 vite e 7 muaj pas vdekjes së Sala, klubi i Nantës do të marrë të paktën një pjesë të pagesës që ishte dakordësuar në marrëveshjen e cila çoi për fat të keq në atë tragjedi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"