Milionat e çmendura, Mançester Siti shpenzon më shumë për mbrojtjen se sa shteti shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2018 | 20:31

Milionat e çmendura, Mançester Siti shpenzon më shumë për mbrojtjen se sa shteti shqiptar

Pep Guardiola e ka shpenzuar këtë sezon, duke rindërtuar repartin më problematik të skuadrës së tij, mbrojtja. Dhe nuk është kursyer për të bërë më të mirën në këtë aspekt.

DUy5RH5X4AA6ZKV

Pasi transferoi Benxhamin Mendin, 52 milionë paund; Kajl Uokerin (54); Danilon (27); portierin Ederson (35), tani thyen edhe rekordin e transferimeve të klubit për të sjellë Ajmerik Laporten (57).

Blerja e mbrojtësit të Atletik Bilbaos e dërgoi në 225 milionë paund totalin e shpenzimeve për mbrojtjen, më shumë se buxheti vjetor i shumë shteteve për mbrojtjen.

DU05M2zWAAEpva-

Instituti Kërkimor Ndërkombëtar i Paqes së Stokholmit (SIPRI), që studion mundësitë e çarmatimit të konflikteve të mundshme botërore, ka publikuar listën e detajuar të shpenzimeve të çdo vendi për armatosje dhe mbrojtje ushtarake.

Studimi tregon se 52 shtete shpenzuan më pak për buxhetin vjetor të mbrojtjes gjatë vitit 2016 (viti i fundit që i ka të përpiluara këto statistika) sesa faturat e transferimeve të Mançester Sitit vetëm për mbrojtësit gjatë sezonit 2017-18.

DU0JRhEX4AgR0-x

Mes këtyre vendeve ndodhet edhe Shqipëria (103.3 milionë paund) dhe Kosova (36.5 milionë paund). Vetëm 57 milionë paundët e shpenzuara për Laporten janë më shumë se buxheti i 26 vendeve dhe këtu nuk janë llogaritur as rroga apo komisionet e menaxherëve.

Guardiola e justifikoi faturën e tij të shtrenjtë duke përmendur rastin e PSG-së dhe Barçës: “Disa klube shpenzojnë 300-400 milionë paund vetëm për dy futbollistë. Ne e kemi shpenzuar këtë shifër për 6 lojtarë. Kemi pasur një problem verën e shkuar, me 6 futbollistë që u skadonte kontrata. Dhe kur do të rivalizosh në nivelin më të lartë, duhet të shpenzosh”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"